image Prokuroria kërkon paraburgim për policin që e vrau qytetarin në Gjilan

Kosovë

Njoftimi/ Prokuroria kërkon paraburgim për policin që e vrau qytetarin në Gjilan

news image

Prokuroria Themelore e Gjilanit kërkon 30 ditë paraburgim për policin Vllaznim Hamdiu, i cili dyshohet se sot rreth orës 05:00 e ka qëlluar për vdekje qytetarin Lulzim Spahiu në Gjilan.

Ngjarja është cilësuar nga Prokuororia e Gjilanit si “vrasje e rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 29 dhjetor 2019, rreth orës 04:50 minuta, në Gjilan, ka ndodhur një vrasje e rëndë, motivet e të cilës ende nuk dihen. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Nato 99”, në Gjilan, ku dyshohet se pas një aksidenti në komunikacion, i dyshuari V.H., me armë zjarri, ka shtënë në drejtim, të viktimës, tani të ndjerit L.S., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Pas vrasjes, në ngjarjes menjëherë kanë dalë prokurori kujdestar, Policia dhe ekipi mjekësor, i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë, për obduksion.

Gazeta Sinjali i ka identifikuar policin dhe viktimën e ngjarjes së rëndë. Polici është gjithashtu mbrojtje e afërt e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt. /Gazeta Sinjali/