image Prokuroria kërkon paraburgim për personin që u kap duke tharë marihuanë në tharëse rrobash
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Prokuroria kërkon paraburgim për personin që u kap duke tharë marihuanë në tharëse rrobash

news image

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj J.B, i cili u arrestua sot, pasi Policia ia gjeti 33 bimë narkotike të llojit kanabis satira.

Në komunikatë thuhet se kërkesa është bërë “për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

“Në oborrin e shtëpisë së të pandehurit, janë gjetur 33 bimë narkotike të llojit kanabis satira, si dhe , në shtëpinë e veturën e tij i janë gjetur edhe 560 gramë marihuanë, dhe një peshore elektronike, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë”, thuhet në komunikatë.

Prokurori i rastit ndaj të dyshuarit J.B., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

/GazetaSinjali/