image Prokuroria kërkon paraburgim për një person që dyshohet se kreu vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

Drejtësi

Prokuroria kërkon paraburgim për një person që dyshohet se kreu vrasje para 18 vitesh në Ferizaj

news image

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se me datë 31 maj 2020, në ora 16:30, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, një person nga Hani i Elezit.

“I njëjti është arrestuar me urdhërarrest ndërkombëtar dhe është ekstraduar nga Italia në Kosovë, nën dyshimin se me datë 09 Shtator 2002, ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj, sot, ndaj të njëjtit, do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./Gazeta Sinjali/