image Prokuroria jep detaje për vrasjen e 26-vjeçarit në Pejë

Siguri

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 26-vjeçarit në Pejë

news image

Një 26-vjeçar ka humbur jetën pasi u përfshi në një përleshje me thika, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha për Sinjalin se në lidhje me këtë rast janë arrestuar dy persona.

Si pasojë e një përleshje në Pejë, një person ka humbur jetën nga lëndimet e marra, dy persona janë arrestuar, njëri i dyshuar për veprën penale ‘vrasja’, e tjetri për veprën penale ‘lëndim trupor’. Në këtë rast ka pësuar lëndime trupore edhe i dyshuari për veprën penale ‘vrasja’”, ka thënë Nikçi.

Nikçi tha se pas intervistimit, të dyshuarit do të ndalohen për 48 orë, me urdhër të prokurorit të shtetit.

Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy thika që dyshohet se janë përdorur gjatë përleshjes.

/GazetaSinjali/