image Prokuroria jep detaje për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Viti

Siguri

Prokuroria jep detaje për vrasjen dhe plagosjen e dyfishtë në Viti

news image

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka daë me një njoftim për vrasjen dhe plagosjet në Viti, duke shpalosur detaje rreth kësaj ngjarjeje, shkruan Gazeta Sinjali.

Prokuroria ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për “vrasje të rëndë” me inicialet E.R. dhe se ndaj tij është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë dhe se të njëjtit i është sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.

Ndërkaq, nga prokuroria është njoftuar se trupi i viktimës A.R. është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari E.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale./GazetaSinjali/