Mbrëmë rreth orës 18:30 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është therur me thikë një 26-vjeçar, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njoftoi mbrëmë për arrestimin e A.K, 39-vjeçarit, i cili është i dyshuar për këtë vepër.
Gazeta Sinjali mëson se 39-vjeçari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, kurse rasti është hapur si “vrasje në tentativë”.
Ndërkaq, sa i përket të lënduarit, mjeku kujdestar, Ejup Govori, i ka thënë mbrëmë Gazetës Sinjali se 26-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Sipas tij, ai nuk ka shenja serioze, por ka lëndime në gjoks dhe në gjymtyrët e sipërme./Gazeta Sinjali/