image Prokurori Maloku: Ndërprerja e paraburgimit për disa të pandehur na pengon shumë në hetime

Drejtësi

Prokurori Maloku: Ndërprerja e paraburgimit për disa të pandehur na pengon shumë në hetime

news image

Rasim Maloku, prokurori i rastit të njohur si “Brezovica”, ka thënë se nuk janë të kënaqur me vendimet e Gjykatës së Apelit për ndërprerjen e masës së paraburgimit për disa të pandehur me këtë rast, por që nuk kanë mundësi tjetër pos të zbatojnë ato vendime.

A ka thënë se siç parashihet me Kodin e Procedurës Penale si Prokurori vlerësojnë mënyrën me të drejtë për secilin të pandehur dhe cilat raste ata mund të pengojnë ose ndikojnë në procedurë penale dhe se kanë të pandehur që janë me masa alternative dhe jo me masën e paraburgimit.

“Mirëpo është e vërtete që edhe ka pasë raste kur të pandehurit i kemi zëvendësuar masat e paraburgimit, i kemi propozu një masë alternative, ma të butë edhe gjykata e ka aprovu. Ata nuk janë sjellë komfor atyre rregullave ose obligimeve që ka përcaktua gjykata që mos te kontaktojnë të pandehur tjerë, mos të ndikojnë të dëshmitaret, megjithatë ka pas edhe raste kur disa të pandehur edhe e kanë keqpërdore këtë mase dhe kanë ndiku të dëshmitarët, i kanë kërcenu, i kanë frikësu dhe jemi detyru që ata të pandehur t’i kthejmë përsëri në masën e paraburgimit”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka thënë se vendimet e gjykatës s’mund t’i komentoj meqenëse janë vendime gjyqësore dhe të zbatueshme dhe s’kanë të drejtë të ushtrojnë ndonjë mjet ankese apo të jashtëzakonshëm pasi përndryshe do ta parashtronin.

“Meqë nuk pajtohemi në atë kuptimin faktik në to, mirëpo ne si vendime i respektojmë dhe i zbatojmë, ka vlerësua gjykata në atë mënyre edhe megjithatë në hetim na pengojnë shumë, ajo është e pashmangshme sepse një i pandehur që është kthy në paraburgim për shkak të ndikimit në dëshmitarë t’i ndërpritet për neve nuk është e arsyeshme po kështu ka vendos gjykata Supreme dhe për neve, vendimet e gjykatave janë të pakontestueshëm dhe të zbatueshme, meqë kështu funksionon rendi juridik”, është shprehur Maloku.

Në atë se a ka mundur të ndikoj dikush në këto vendime të gjykatës, ai thotë se nuk kanë informacion por se vendimet nuk janë të favorshme në raport me prokurorinë.

“Po ne nuk kemi kurrfarë informacioni nëse vërtet dikush ka mundur të ndikojë, tamam puna edhe nëse ka mbërri të ndikohet edhe në Gjykatën Supreme, por unë them që vendimet nuk janë të favorshme në kuptim në raport me prokurorinë meqë vetëm një i pandehur në çështjen e tij është dashur të merren edhe se paku 50 dëshmitar, veç jemi tu ndegju, sa do të jetë ai efekt në hetime tash mbetet për tu parë”, ka thënë Maloku.

/GazetaSinjali/