image Prokurori i Shtetit i kundërpërgjigjet Bislimit: As Daka dhe asnjë zyrtar i KQZ-së nuk janë duke u hetuar

Drejtësi

Prokurori i Shtetit i kundërpërgjigjet Bislimit: As Daka dhe asnjë zyrtar i KQZ-së nuk janë duke u hetuar

news image

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimit, sipas të cilit, Prokuroria ka hetuar disa manipulime të votave të ardhura nga Austria.

Bislimi pretendon se këto manipulime nuk kanë mundur të kryhen pa dijeninë e ish-kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakës, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një komunikate për media, nga kjo prokurori kanë konfirmuar se kanë filluar hetimet për disa pretendime se janë manipuluar disa vota të ardhura me postë nga diaspora, por se Daka dhe as ndonjë zyrtar i KQZ-së s’janë pjesë e këtij hetimi.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ju njofton se është duke i hetuar pretendimet se janë të manipuluara disa vota të ardhura me postë nga diaspora. Mirëpo, ju njoftojmë se as znj. Valdete Daka dhe as ndonjë zyrtar tjetër i KQZ-së nuk janë pjesë e këtij hetimi penal”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/