Prokurori i përgjithshëm amerikan, William Barr, ka lutur presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që të mos shkruajë në lidhje me rastet e sistemit të drejtësisë në rrjetin social Twitter.
Mirëpo, Trump ka injoruar lutjen e prokurorit duke i bërë të ditur se ai ka të drejtë ligjore që ta bëjë një gjë të tillë.
Disa orë pas deklaratës së Trump, ka reagouar prokurori Barr, duke thënë se postimet e presidentit Trump në Twitter po ia bëjnë të pamundur kryerjen e detyrës dhe se nuk do të ndikohet në lidhje me vendimet në Departamentin e Drejtësisë.
Komentet e prokurorit erdhën pasi ai u përball me kritika të ashpra nga demokratët për hetimet e tij në lidhje rastin e Roger Stone-it, një ish-këshilltar i dënuar i presidentit, i cili u dënua në nëntor të vitit të kaluar, duke refuzuar rekomandimin e prokurorëve që Stone të dënohet me shtatë deri nëntë vjet burgim.
Katër prokurorët e rastit dhanë dorëheqje në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes së prokurorit të përgjithshëm, kinse Barr ka qenë i ndikuar nga Trump për marrjen e vendimit ndaj Stone, shkruan “The Guardian”.
Ndërsa, Barr ka bërë të ditur se presidenti Trump nuk i ka kërkuar atij asgjë, prandaj edhe ka kërkuar të mos postojë në Twitter, transmeton Gazeta Sinjali.
“Unë nuk jam duke u ngacmuar ose i ndikuar nga askush … qoftë Kongresi, një bord redaksie i gazetës, apo presidenti”, ka thënë Barr.
Kjo ka shkaktuar krizë në sistemin amerikan të drejtësisë, pasi avokatë të njohur kanë paralajmëruar se ai mund ta rrezikojë integritetin e prokurorëve federalë dhe ta politizojë trajtimin e rasteve të miqve dhe armiqve të Trump-it./Gazeta Sinjali/