image Profilin zyrtar presidencial në Twitter, Joe Biden e merr në janar 2021

Botë

Profilin zyrtar presidencial në Twitter, Joe Biden e merr në janar 2021

news image

Rrjeti social Twitter do t’i dorëzojë profilin zyrtar presidencial Presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden, ditën kur ai të betohet për marrjen e detyrës në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht se Donald Trump ende nuk e pranon humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit.

Mediat amerikane raportojnë se rrjeti social Twitter po përgatitet për kalimin e llogarive institucionale të Shtëpisë së Bardhë në 20 Janar 2021.

Operacioni do të zhvillohet në bashkëpunim me Fondin Arkivor Kombëtar, siç ndodhi në vitin 2017. Të gjitha postimet e botuara në “POTUS”, “FLOTUS”, “VP” dhe profilet e tjera zyrtare do të arkivohen gjithashtu.

Platforma “POTUS” përdoret kryesisht nga Trump, por pas zgjedhjeve platforma nisi të postonte vazhdimisht mesazhe paralajmëruese në shumë prej postimeve të Trump. Kjo pasi ky i fundit pretendon se ka fituar zgjedhjet dhe se kundërshtari i tij Joe Biden ka fituar pasi ka manipuluar votat.

Nga ana tjetër, Joe Biden nuk është një përdorues aktiv i Twitter në krahasim  me Trump. Ai ka postuar rreth 7,000 mesazhe për 19 milion ndjekësit e tij, krahasuar me 58,000 të Trump.

/Gazeta Sinjali/