Profesori i Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë së Universitetit të Prishtinës, Milazim Krasniqi, bashkë me bashkëshorten e tij, Ediben, janë shtruar në spital sonte, raporton Gazeta Sinjali.
Ata të dy janë të infektuar me COVID dhe Krasniqi thotë se për disa ditë janë trajtuar në shtëpi.
“Të respektuar miq, pas disa ditë trajtimi në banesë nga COVID-19, sonte Edibja dhe unë u shtruam në spital. Po shpresojmë ta kalojmë me sukses këtë sprovë të rëndë. Ndihma që mund të bëni për ne është vetëm duaja juaj, në këtë muaj të shenjtë. Faleminderit”, ka shkruar ai në Facebook./Gazeta Sinjali/