Profesori Nezir Kraki i cili vepron në Paris të Francës ka bërë një reagim, ku ka shprehur dëshpërimin e tij pasi që nuk është ftuar në festën për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës nga ambasada e Kosovës në Paris.
Kraki i cili ka shprehur përkrahjen e tij për Lëvizjen Vetëvendosje, ka thënë se është i habitur për këtë veprim.
“Jo që jam unë i domosdoshëm në raste të tilla por po bëhem merak si qenkam kaq anonim n’Parisin e zhurmshëm si i vetmi shqiptar ligjërues në një Universitet publik në zemër të Francës, dhe atë në fushën e politikës dhe diplomacisë?!”, ka shkruar Kraki.
Po ashtu, ai ka shprehur dyshimet e veta se pse ka ndodhur kjo gjë.
“Ndoshta edhe ky është një dimension i ri i ndryshmit të madh për të cilin jam mobilizu këto vite. Sa mirë…”, ka shkruar ai.