Profesori i Universitetit të Oxfordit, Samuel Ramani, thotë se gjasat e Kosovës për t’u pranuar në Këshillin e Evropës janë shumë të mira.
Ai thotë se prej 46 vendeve anëtare në këtë organizatë, 34 e njohin Kosovën. E të nevojshme për pranim janë 31 vota.
“34 nga 46 anëtarë të Këshillit të Evropës e njohin pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai.
“31 kërkohen për të miratuar anëtarësimin e Kosovës. Pavarësisht nga protestat e Serbisë, Kosova është e pajisur mirë për t’u bashkuar”, shton Ramani.