Akis Selenis, profesori grek i sizmologjisë, që pak muaj më parë paralajmëroi tërmete në Ballkan, komentoi tërmetin e sotëm në një lidhje telefonike për “ABC News”.
Ai ka thënë se nuk e kishte pritur një tërmete me lëkundje kaq të forta, por thotë se lëkundje do të ketë përsëri.
“Jam shumë i tronditur nga ajo që dëgjova nuk prisja të kishte këtë magnitudë. Nuk presim një goditje tjetër kaq të fortë. Do të ketë pasgoditje të tjera, por jo kaq të forta. Kjo pritej pasi dy muaj më parë unë jua thashë që do të kishim këtë tronditje. Do të ketë goditje deri në 5.5 të shkallës rihter, por kjo ishte më e madhja”, tha ai.