image Procesi i Vettingu në polici, nis nga i pari i këtij institucioni, Ardi Veliu

Rajon

Shqipëri/ Procesi i Vettingu në polici, nis nga i pari i këtij institucioni, Ardi Veliu

news image

45 kryepolicët që formojnë kupolën e policisë së shtetit  shqiptar do fillojnë të dalin para procesit të trefishtë të vettingut gjatë këtij muaji.

Hapja e seancave publike në tetor, nga Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, thënë ndryshe institucioni që do kontrollojë policët,  është konfirmuar për Top Channel.

“Trupat e Vlerësimit, të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit janë drejt fundit të hetimit administrativ për subjektet e shortit të parë, ndaj po planifikohen që seancat e para dëgjimore të zhvillohen në tetor. Çdo informacion lidhur me seancat dëgjimore, data, ora dhe vendi do të shpallën në faqen zyrtare të KJV”, thuhet nga Komisioni.

Në listën e publikuar nga komisioni i jashtëm i vlerësimit të parët që do të thirren në seancë vettingu janë drejtori i përgjithshëm i policisë Ardi Veliu, më tej Aida Hajnaj dhe Tonin Vocaj, por nuk përjashtohen edhe kreu i gardës dhe drejtues të drejtorive kryesore në policinë e shtetit.
Të gjithë efektivët e policisë sikundër edhe njerëzit e drejtësisë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë, figurës dhe verifikimit profesional./Gazeta Sinjali/