Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate po vazhdon rinumërimi i vendvotimeve për të cilat ka vendosur PZAP-i.
Në ditën e nëntë, pra të enjten, janë rinumëruar 133 vendvotime.
Deri më tani janë rinumëruar 1,101 vendvotime ose 78.25% nga 1,407 vendvotime gjithsej.
Ndryshe, procesi i rinumërimit pritet të përfundojë brenda kësaj jave, me ditën e diel që shihet si më e mundshmja nga zyrtarët e KQZ-së. /Gazeta Sinjali/