Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit janë të gjashtat me radhë që do të mbahen në Kosovën e pasluftës. Shumica prej tyre kanë qene të parakohshme dhe organizimi i tyre është dashur të bëhet brenda afateve kohore që i parashohin ligjet dhe kushtetuta e Kosovës.
Për këtë shkak edhe organizimi i tyre ka qenë sfidë për institucionet e vendit sidomos për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. Një nga sfidat më të mëdha padyshim që është pastrimi i listës së votuesve.
Që nga pas lufta partitë politike e kanë pasur gojën plotë reformë zgjedhore, por kjo ka ndodhur vetëm para mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa pas tyre është harruar kjo gjë. Njësoj ka ndodhur edhe me pastrimin e listave zgjedhore, problem ky i cili e ka shoqëruar cdo proces zgjedhor, shkruan Sinjali.
Komiisoni Qëndror i Zgjedhjeve, për zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk i ka të dhanët e sakta për listën e votuesve. Zëdhënësi i KQZ-së, Vamir Elezi tha për Sinjalin se ky institucion ka bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me Agjencionin e Regjistrimit Civil, që është i domosdoshëm pasi Lista Votuese buron nga Ekstrakti i Regjistrit Qendror Civil.
“Sa i përket të dhënave për të parë disa detaje ne duhet të presim që të marrim Ekstraktët e Regjistrit Qendror Civil dhe kjo ndodhë vetëm në periudhë zgjedhore. Pasi ta kemi këtë Ekstrakt ne do të dijmë saktë ndër tjerash edhe për atë se: sa është numri i qytetarëve me të drejtë vote;
sa është numri i personave që janë larguar si të vdekur pas zgjedhjeve të fundit; dhe sa është numri i personave që kanë hequr dorë nga shtetësia, që rrjedhimisht i bie të mos jenë më votues në Kosovë. Por, përveç kësaj, gjatë procesit zgjedhor, Komsioni Qendror i Zgjedhjeve u krijon mundësinë të gjithë votuesve të sfidojnë Listën e Votuesve. Pra, është një mundësi për të kundërshtuar të dhënat e Listës Votuese të cilën e publikon KQZ-ja”, ka thënë Elezi.
Edhe njohësit e rrethanave politike dhe zgjedhore në Kosovë ngrenë shqetësimin e tyre për neglizhencën e institucioneve përkatëse për pastrimin e listave të votuesve, dhe angazhimin e tyre në këtë drejtim vetëm kur ka zgjedhje.
Ish-anëtari i KQZ-së, Blerim Burjani thotë se mos pastrimi i listës votuese vleresohet si mangësi dhe keqmenaxhim edhe nga organizatat ndërkombëtare.
“KQZ dhe MPB kanë marrvëshje për pastrimin e listës votuese, por deri më tash shumë pak është bërë në këtë drejtim. Ka pasur edhe interesim ndërkombëtar që të ndihmohet që të ndodhë pastrimi i listës votuese. Lista votuese duhet te mirëbahet në mënyrë permanente jo vetëm në situata parazgjedhore sepse kjo nuk jep asnjë garancion se mund të ndodhë një pastrim efektiv i listës votuese”, ka thënë Burjani për Sinjalin.
Hezitimi për pastrimin e Listave votuese ka bërë që në raportet e organizatave ndërkombëtare të dalë se në zgjedhje kanë votuar edhe të vdekurit , derisa numri i atyre që duhet të largohen nga lista votuese në periudhëns mes mbajtjes së zgjedhjeve është i madh. Vetëm në periudhën 2014-2017 janë larguar mbi 30 mijë njerëz nga lista votuese.
“Edhe në të kaluarën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bashkëpunuar ngushtë me institucionet përkatëse lidhur me këtë cështje. Si shëmbull po marrë raportin e fundit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2017. Numri i personave që u patën larguar si të vdekur pas zgjedhjeve të vitit 2014, emrat e të cilëve nuk janë shfaqur në Listën Votuese të Zgjedhjeve të 11 qershorit 2017 ka qenë: 33 mijë e 542”, thotë zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Ish-anëtari i KQZ-së Blerim Burjani thotë se KQZ edhe kesaj radhe është zënë në befasi dhe se nuk mund të pritet ndonjë rezultat i madh në pastrimin e listave zgjehdore edhe pse kjo është kompetencë e Agjencionit të Regjistrimit Civil.
“Deri më tash ,pra që nga zgjedhjet e fundit nuk ka pasur ndonjë inicativë për pastrimin e listës votuese.Problemi më i madhë mbetet pastrimi nga lista i personave të vdekur, përderisa në mënyrë automatike sisitemi i përfshinë të gjithë personat që mbushin 18 vjet dhe janëë votues potencial në këto zgjedhje”, thotë Burjani.
Gazeta Sinjali ka kërkuar përgjigje edhe Agjencioni i Regjistrimit Civil për angazhimin e tyre në pastrimin e listës votuesë por të njejtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Sinjali