image Problem teknik apo i qëllimshëm – opsioni që nuk i la shumë shumë qytetarë të blinin biletë

Futboll

Sport/ Problem teknik apo i qëllimshëm – opsioni që nuk i la shumë shumë qytetarë të blinin biletë

news image

Duket si e pabesueshme, por përkundër që ueb faqja “tiks.app”, kishte pasur nevojë më shumë se tri ditë që të përgatitet për të rifilluar shitjen e biletave, shumë tifozë janë revoltuar me këtë ueb faqe përsëri, raporton Gazeta Sinjali.

Federata e Futbollit të Kosovës përmes një njoftimi tha se sonte prej orës 21:30 do të rifillohet me shitjen biletave Kosovë – Angli.

Por përkundër kësaj në ora 21:30 shumë qytetarë që kanë dashur ta sigurojnë një biletë janë dëshpëruar keq.

Në momentin që kanë hyrë në ueb faqe kanë shënuar e-mailin dhe fjalëkalimin, por përsëri nuk kanë pasur mundësi të kyçen.

Shumë sinjalizues i kanë treguar Gazetës Sinjali, se opsioni “Log in” nuk ka qenë funksional dhe kështu vetëm kanë qëndruar në fillim të ueb faqes.

Një problem i tillë u ka pamundësuar të hyjnë shumë persona dhe ta blejnë të paktën një biletë. Kësisoj kur është rikthyer funksioni i opsionit “login” asnjë biletë nuk ka qenë në dispozicion./Gazeta Sinjali/