image Prizreni shënon fitore të thellë ndaj Vëllaznimit

Basketboll

Prizreni shënon fitore të thellë ndaj Vëllaznimit

news image

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar nga Ylli, skuadra e Ponte Prizrenit i është kthyer fitoreve në Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan Sporti në Sinjali.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të, skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka shënuar fitore në udhëtim te Vëllaznimi.

Ndeshja e zhvillluar sot në palestrën ‘Shani Nushi’ ka përfunduar me rezultat 92-112.

Divine Myles shkëlqeu në këtë ndeshje te prizrenasit duke shënuar 39 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Arti Hajdari me 21 sosh.

Kurse, te gjakovarët dy basketbollistët më të dalluar ishin Christopher Hortman me 35 pikë dhe Devonte Jackson me 17.

Ponte Prizreni tani ka 27 pikë dhe renditet në pozitën e dytë, kurse Vëllaznimi ka 20 pikë dhe renditet në pozitën e gjashtë.

/Sporti në Sinjali/.