image Prizrenasit nxehen pas disa gotave alkool, rrihen mes vete në restorantin ‘Santos’ në Reqan

Siguri

Prizrenasit nxehen pas disa gotave alkool, rrihen mes vete në restorantin ‘Santos’ në Reqan

news image

Disa gota më tepër me alkool shpesh herë bëjnë që qytetarët të humbasin kontrollin mbi veprimet e veta. Si pasojë, në raste të caktuara ata bëhen më të dhunshëm dhe përfundojnë në telashe me persona tjerë, duke u dashur me patjetër intervenimi i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Për qejf kishin dalë të pijne edhe disa persona mbrëmë në restorantin ‘Santos’ në Reqan të Prizrenit. Por një mosmarrëveshje mes burrave që ishin të ulur në dy tavolina, eskaloi në përleshje fizike.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, kur tre persona janë rrahur mes vete.

Si pasojë e dhunës, njëri nga ta ka marrë lëndime trupore për çka edhe ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren. Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije se 53-vjeçari është dërguar atje me lëndime në kokë dhe trup, por pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë arrestuar personat e përfshirë në rrahje.

Tre të dyshuarit i janë nënshtruar edhe testit të alkoolit, ku kanë rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/