image Prizrenasit “dalldisen” për pavarësi (VIDEO)

Sociale

Prizrenasit “dalldisen” për pavarësi (VIDEO)

news image

Me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, shumë qytetarë dolën për të festuar në Prizren.

Rrugët e kësaj komune u mbushën plot me njerëz të enjten e për vizitorët kishte edhe argëtim nga vendasit, që po i shoqëronin me tupanë.

Kështu ngjyrat verdhë e kaltër kishin zënë hapësirat më të mëdha të shesheve dhe lokaleve në Prizren.

E hairin kësaj dite pak më shumë ia panë disa shitës.

“Për dallim prej ditëve tjera, sot u kanë ma mirë, se kam shitë ma shumë”, ka thënë një shitës ambulant.

/Gazeta Sinjali/