image Prizrenasi që raportoi se i janë vjedhur paratë e groposura thotë se ia kanë gjetur familjarët

Siguri

Prizrenasi që raportoi se i janë vjedhur paratë e groposura thotë se ia kanë gjetur familjarët

news image

Para disa ditësh Gazeta Sinjali ka raportuar për një rast të pazakontë që ka ndodhur në fshatin Kushnin në Has të Prizrenit, ku një person ka raportuar në Polici se ia kanë vjedhur 26 mijë euro para të gatshme dhe stoli të arit, që i kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Pronari që jeton në Bosnjë e Hercegovinë, pasi u kthye nga atje nuk i gjeti kavanozat e mbushur me para, prandaj  kërkoi ndihmë në Polici.

Ai fillimisht dyshonte të një komshi, të cilin e kishte porositur të kujdesej për oborrin, por disa ditë pasi e raportoi rastin, ia mësyu sërish Policisë, ku deklaroi se i kishte gjetur paratë që denoncoi se i janë vjedhur.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pronari ka deklaruar se të hollat janë gjetur nga familjarët e tij.

Pasi viktima ka dhënë sërish deklaratë para hetuesve, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të nisin hetimet për t’u zbardhur në detaje se si janë gjetur të hollat.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se ky rast ishte denoncuar në Polici para disa ditësh, nga viktima, i cili ka rrëfyer se si i groposi paratë dhe stolitë dhe më pas u kthye në Bosnjë e Hercegovinë, ku e ka gjithë familjen. Pasi ishte kthyer, ai gjeti vetëm njërën nga kavanozat e mbushur me ari, çka e shtyu ta denoncojë rastin.

Sinjali mëson se pas denoncimit të rastit, viktima ia kishte mësyrë sërish Policisë, ku këtë herë ka ngritur dyshime se kush mund të jetë hajni që e bëri qyl. Bazuar në dëshminë e tij të në Polici, personi te i cili dyshonte se mund të të ketë kryer vjedhjen është një banor i fshatit, të cilin e kishte lënë për t’u përkujdesur për oborrin.

Denoncimi i tij vuri në lëvizje Policinë, me ç’rast u ftuan dy dëshmitarë për të dhënë deklaratat e tyre, të cilët po ashtu dyshojnë se personi i njëjti. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili është shoqëruar më pas në Polici.

Sipas të njëjtave burime, gjatë deklaratës që ka dhënë para hetuesve policorë, i dyshuari e ka mohuar se ka kryer vjedhjen.

/GazetaSinjali/