image Prizrenasi i hyn dajak gruas së tij, e bën për spital - vet përfundon në pranga

Siguri

Prizrenasi i hyn dajak gruas së tij, e bën për spital – vet përfundon në pranga

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë është në rritje çdo ditë e më shumë. Vazhdimisht gratë që përjetojnë dhunë nga familjarët e tyre, kryesisht bashkëshortët, kërkojnë ndihmën e Policisë për të marrë mbrojtje dhe për të zgjidhur problemet, raporton Gazeta Sinjali.

Si pasojë e konfliktit bashkëshortor, dje në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Prizreni. Atje dyshohet se burri ka rrahur brutalisht bashkëshorten e tij.

Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, teksa rastin e ka denoncuar edhe tek organet e hetuesisë.

Njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 50-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë. Ai do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

/GazetaSinjali/