image Prizrenasi del ta shes armën e zjarrit në pikë të natës, sulmon me shishe qelqi një person që refuzoi ta blejë

Siguri

Prizrenasi del ta shes armën e zjarrit në pikë të natës, sulmon me shishe qelqi një person që refuzoi ta blejë

news image

Një ngatërresë mes dy personave ka ndodhur pas mesnate, në rrugën “Sinan Thaqi”, në Prizren. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet të jetë një mosmarrëveshje për armë, ka eskaluar në konflikt fizik.

Rasti dyshohet te ketë ndodhur derisa viktima ka qenë duke kaluar rrugën, kur papritmas është ndaluar nga një i dyshuar, i cili ia ofroi për shitje një armë të zjarrit.

Në deklaratën e dhënë në Polici, viktima ka deklaruar se në momentin që refuzoi ta blejë armën e zjarrit, i dyshuari e sulmoi me shishe qelqi në kokë dhe iku.

Si pasojë e lëndimeve, i riu ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për identifikimin e sulmuesit.

/GazetaSinjali/