image Prizrenasi ‘çartet’ pasi u gjobit, sulmon policët gjatë arrestimit

Siguri

Prizrenasi ‘çartet’ pasi u gjobit, sulmon policët gjatë arrestimit

news image

Policia u ballafaqua dje me një person në një pikë kontrolli në magjistralen Gjakovë – Prizren, ku një person i sulmoi dhe nuk iu bind urdhrave. 

I dyshuari u ndalua pasi kishte shkelur rregullat e trafikut derisa po lëvizte me veturën e tij Golf.

Sinjali mëson se pas shqiptimit të tiketës, i dyshuari në shenjë pakënaqësie, kishte fyer zyrtarët policorë. 

Edhe pasi Policia i kërkoi të largohej, i njëjti kishte vazhduar të mos i përfillë urdhrat e policëve, të cilët më pas u detyruan ta arrestojnë. 

Gjatë arrestimit i dyshuari kishte rezistuar shumë, duke eskaluar në sulm ndaj policëve, që i ka goditur me shqelma në këmbë. Megjithatë atij i janë vënë prangat dhe është dërguar në stacion policor. 

Prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë si i dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’. 

/GazetaSinjali/