Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për vjedhje të rëndë, të cilën dyshohet se e ka kryer më 1 qershor në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh nga burimet brenda policisë se i dyshuari është arrestuar në Prishtinë.
Mirëpo, gjatë momentit të arrestimit, këto burime i thanë Sinjalit se i dyshuari ka nxjerrë armën dhe ua ka drejtuar policëve, por një gjë e tillë nuk është konfirmuar ende nga policia.
Në atë rast, kanë ndërhyrë edhe zyrtarë të tjerë policorë, të cilët kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin./Gazeta Sinjali/