image Prizren: I mituri e godet me motoçikletë një 10-vjeçar dhe ia thyen krahun

Siguri

Prizren: I mituri e godet me motoçikletë një 10-vjeçar dhe ia thyen krahun

news image

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një motoçiklete dhe një biçiklete në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, pasditën e djeshme rreth orës 19:40, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se të lënduarit janë fëmijë, njëri prej të cilëve ka thyer krahun e majtë.

Sipas policisë deri te aksidenti erdhi pasi që një i mitur derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, nga pakujdesia ka goditur një 10-vjeçar i cili ka qenë duke e shtyrë biçikletën në vendkalimin për kombësorë. –

“Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente. I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë). Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/