110 raste të dhunës në familje këtë vit janë më shumë se sa në vitin e kaluar sipas statistikave të fundit të publikuara nga policia e Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Këtij numri i shtohet edhe një rast në rrugën “Nazmi Hasani” në Prizren, ku një femër, e nacionalitetit ashkali është ankuar në polici se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Gazeta Sinjali nga burime brenda Policisë në Prizren merr vesh se dy palët janë intervistuar nga policia e Kosovës.
Ndryshe, U.d i drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovë, Samedin Mehmedi, dje para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se shkak për rritjen e rasteve të dhunës në familje është pandemia.