image Prizren/ E kanosi bashkëshorten me jetë dhe dëbim nga shtëpia, përfundon në pranga të policisë - Sinjali

Prizren/ E kanosi bashkëshorten me jetë dhe dëbim nga shtëpia, përfundon në pranga të policisë

news image

Sot rreth orës 13:30, në rrugën “Turgut Oza” në Prizren, përmes linjës telefonike nga një femër është raportuar një rast i dhunës në familje, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur sot dhe se është denoncuar nga viktima/bashkëshortja e të dyshuarit.

Për t’iu përgjigjur thirrjes, policia ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit dhe viktimës.

Me të arritur në shtëpinë e tyre, Policia ka intervistuar që të dy, ku gruaja ka deklaruar se bashkëshorti me të cilin bashkëjeton që 10 vite po e kërcënon me jetë dhe largim nga shtëpia së bashku me tre fëmijët.

Sinjali mëson se deri tek incidenti kishte ardhur për shkak të një mosmarrëveshje ndërmjet tyre në lidhje me banesën e tyre. Gruaja ka deklaruar se bashkëshorti i saj dëshiron që ta shesë banesën e përbashkët pa pëlqimin e saj. Kjo si duket ka nxitur konfliktin familjar për të cilin u dashtë edhe intervenimi i policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në Familje”.

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin