image Prizren/ Arrestohet një 26-vjeçar për kalim ilegal të kufirit

Siguri

Prizren/ Arrestohet një 26-vjeçar për kalim ilegal të kufirit

news image

Një person është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Burime brenda prokurorisë i kanë thënë Sinjalit që i arrestuari dyshohet se ka tentuar ta kalojë kufirin në mënyrë ilegale.

Sinjali mëson se i arrestuari, ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, është një 26-vjeçar me inicialet M.M.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë për të marrë detaje, mirëpo kanë thënë që ende nuk kanë informacione për këtë rast./GazetaSinjali/