image Pritje deri në 50 minuta në kufirin Kosovë - Shqipëri

Sinjalizime

Pritje deri në 50 minuta në kufirin Kosovë – Shqipëri

news image

Autobusë e automjete tjera janë duke pritur gjatë që ta kalojnë kufirin Kosovë-Shqipëri. E sipas disa fotografive shihet që janë kolona shumë të gjata.

Radha e automjeteve ka shkuar në deri në fshatin Zhur të Kosovës.

Një sinjalizues ka dërguar fotografi dhe video në adresën e Gazetës Sinjali, ku shihen kolona të gjata të veturave duke pritur ta kalojnë kufirin.

Sipas sinjalizuesit nuk dihen arsyet pse është duke ndodhur kjo kolonë kaq e gjatë.

Në qendrën kombëtare për menaxhim kufitar shihet se qytetarët duhet të presin deri 50 minuta për ta kaluar kufirin.

Në video më poshtë mund të shihni pamje të kolonave në kufirin e Vërmicës, të cilat janë bërë para një ore:

/GazetaSinjali/