Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat e kalimit kufitar.
Sipas kësaj qendre, për të hyrë në Kosovë nuk ka kolona, ndërsa për të dalë po.
Pika më e ngarkuar është ajo në Merdar, ku për të dalë nga Kosova, kolonat janë deri në 1 mijë e 700 metra, që i bie më shumë se 3 orë.
Kolona janë krijuar edhe te Dheu i Bardhë, ku kolona është 600 metra.
Në tjerat pika kufitare, për të dalë nga Kosova, nuk ka kolona.