image Rama premton se Spitali i Laçit do të rindërtohet

Rajon

Shqipëri/ Rama premton se Spitali i Laçit do të rindërtohet

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paraditën e sotme ka vizituar spialin e Laçit, i cili është njëri ndër objektet publike më të dëmtuara në sektorin e shëndetësisë.

Me këtë rast, Rama tha se është e nevojshme rrënimi i ndërtesës dhe ndërtimi i spitalit të ri.

Rama premtoi se brenda Pranverës godina e re e këtij spitali do të jetë e përfunduar dhe do të fillojë së funksionuari.

Godina aktuale e Spitalit të Laçit është ndërtuar në fillim të viteve ‘70 dhe ka funksionuar si shkollë profesionale, vetëm pas viteve ‘90 u përshtat për të funksionuar si spital./Gazeta Sinjali/