image Nga mega-operacioni i policisë pritet arrestimi i pronarëve të lokaleve që organizuan lojëra fati

Siguri

Nga mega-operacioni i policisë pritet arrestimi i pronarëve të lokaleve që organizuan lojëra fati

news image

Gazeta Sinjali mëson se nga mega-operacioni i Policisë së Kosovës, në të cilin janë angazhuar rreth 500 pjesëtarë dhe i cili po zhvillohet në Karaçevë, pritet arrestimi i pronarëve të lokaleve të cilët kanë organizuar lojëra të fatit.

Ky aksion i Policisë po zhvillohet për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Gazeta Sinjali nga burime të sigurta merr vesh se në këtë mega-aksion është urdhëruar arrestimi i rreth 40 personave, përfshirë zyrtarë të policisë. /Gazeta Sinjali/