image Priten rezultatet e 140 personave të dyshuar për koronavirus në Prishtinë

Shëndetësi

Priten rezultatet e 140 personave të dyshuar për koronavirus në Prishtinë

news image

Në Prishtinë mbrëmë u konfirmuan 46 raste të reja me koronavirus, ndërsa sot pritet të dalin rezultatet për 140 persona të dyshuar për koronavirus.

Lajmi u bë i ditur mbrëmë nga drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bujar Gashi, në një lidhje direkte për Rtv Dukagjin.

“…priten rezultatet e rreth 140 të testuarve tjerë”, tha ai.

Mbrëmë janë konfirmuar 129 raste pozitive, ku në Kosovë është shënuar shifra më e lartë e të infektuarve me COVID-19./Gazeta Sinjali/