image Prishtinën e merr uji (VIDEO)

Sinjalizime

Prishtinën e merr uji (VIDEO)

news image

Gazeta Sinjali më parë raportoi për shiun e rrëmbyeshëm, i cili ka bllokuar Rrugën B dhe disa pjesë të Dardanisë.

Mjaftuan disa minuta me shi, që rrugët e kryeqytetit të bëhen vështirë të kalueshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është dërguar nga një sinjalizues, në Veternik, ku shihet se uji ka mbuluar hapësirat e rrugës, gjë e cila sjell telash për makinat dhe qytetarët që kalojnë në atë zonë.

Përveç Rrugës B, Dardanisë dhe Veternikut, reshjet e shiut kanë bllokuar edhe tunelin te stacioni i autobusëve, i cili ka marr formën e një pishine.

Edhe fundjava parashihet me kushte të ngjashme, përderisa temperaturat e larta do të vazhdojnë, ku të shtunën termometri mund të regjistrojë temperaturën deri në 37°C në Rrafshin e Dukagjinit, shkruan meteokosova.

Sipas parashikimeve të fundit, ulje e temperaturave parashihet nga data 8-9 korrik, ku pritet të depërtojnë masa të freskëta nga veriu i kontinetit, kështu, duke sjellur edhe pak lehtësim nga “pushteti” i të nxehtit afrikan. 

/GazetaSinjali/