image Shi i madh e kokrriz në disa vende në Kosovë (VIDEO)

Kosovë

Shi i madh e kokrriz në disa vende në Kosovë (VIDEO)

news image

Gjate ditës së sotme, në Kosovë ka pasur riga lokale shiu, herë-herë edhe vranësira, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Mateo Ballkan, ku janë publikuar disa pamje bëhet e ditur se në qytetin e Ferizajt, kryesisht në fshatin Greme sot pati rëbeshje të mëdha të shiut. Ndërsa, shiu dhe kokrrizi mbizotroi edhe në Malësi të Vogël të Rahovecit.

https://www.facebook.com/MeteoBallkan/posts/pfbid0bLaiVUbeLLoeCt1xkLRPqGdZzKx4BRuKViPWPQgwHeNyaMLuPK2viz6XenJzkJfZl?cft[0]=AZUmSxN9bt9ut2lrswxYHLNI1HVj9MahbnA91cFHE9Mks3KftdMUUmSb-uZy4JPwKSSqxOPh1mv6fEVefencXCN2n_rLihu2IHH1WtDFm0vNad_kGiODmb1rotaQigjqy9ywRbRGFMXYXG-UiUt4UIe7drdvVhNzXAgPFilIfApzIKAmjnd_26o9q4dz2lkr2dc&tn=%2CO%2CP-R
https://www.facebook.com/MeteoBallkan/posts/pfbid0mE3XbgiDCgig2ZUzt1ZWWJizYdZT2mX1wy5ycuWwSKvbkwwBZ2aNoqkrkJLPwoFnl?cft[0]=AZVc67rAev1hR5wGop8MqzI_bA8XTsFrF8qL8lyyo64LqBtwlZ4_Sb3oqY-Kwb17A-nrhe3Xt8s8_ipQfvNPkru9wlynnzrt_c56b_Ft2KPAh7LarJdXyqKpYT6eLXjADczixP7Nh-PNlCFm6ok7HNQqIglIj8tGztgPtWA86QV5buuWlfiz7MXroQooQ–t_to&tn=%2CO%2CP-R

Moti për këtë javë:

E hënë – Mot i vranët dhe me shi. Temperaturat mbeten tipike vjeshtore në të dy vlerat ekstreme. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë pothuaj në gjithë territorin.
E martë – Mot i vranët dhe me shi. Gjatë ditës do të ketë kushte për shkarkime rrufesh. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha. Reshjet do të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, më shumë në rrafshin e Dukagjinit.
E mërkurë – Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me riga shiu të intensitetit të dobët.
E enjte – Mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje. Në shumë zona parashihet të ketë edhe intervale me diell. Grafiku në fushat termike mbetet i pandryshuar dhe konstant.
E premte – Edhe kjo ditë mbetet pothuajse e ngjashme sa i përket kushteve meteorologjike. E vranët dhe me intervale me diell. Parashihet që vende-vende të ketë riga shiu.

/GazetaSinjali/