image Era e fuqishme shkakton dëme në Vushtrri

Sociale

Era e fuqishme shkakton dëme në Vushtrri

news image

Një stuhi e fuqishme me shi dhe erë ka goditur qytetin e Vushtrrisë pasditen e së mërkurës.

Stuhia e shoqëruar me shi dhe erë të fortë, ka rrëzuar disa objekte duke shkaktuar disa dëme në Vushtrri.

Më herët është raportuar se nga kjo stuhi është rëzuar edhe një lis në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë.

Rrëzimi i lisit siç shihet në videot e publikuar nga mediat lokale ka shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vështirësi në qarkullim për makinat.

/GazetaSinjali/