image Prishtinë: Tentoi ta sulmojë me sëpatë një 9-vjeçar, dërgohet në spitalin psikiatrik

Siguri

Prishtinë: Tentoi ta sulmojë me sëpatë një 9-vjeçar, dërgohet në spitalin psikiatrik

news image

Një burrë ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës pasi që dyshohet se ka tentuar të sulmojë me sëpatë një fëmijë, dje rreth orës 15:50 në rrugën “Katerina Josip” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se fëmija të cilën i dyshuari ka tentuar ta sulmojë me sëpatë është një 9-vjeçar.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari fillimisht ishte dërguar për tretman mjekësor në Klinikën e Psikiatrisë dhe më pas, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti sipas ankuesit ka tentuar të sulmojë me sëpatë djalin e tij. I dyshuari është dërguar në spitalin psikiatrik për të marrë një tretman mjekësor pastaj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/