image Prishtinë: Rruga drejt Pallatit të Drejtësisë do të bllokohet për një muaj

Sociale

Prishtinë: Rruga drejt Pallatit të Drejtësisë do të bllokohet për një muaj

news image

Rruga “Nekibe Kelmendi” në kryeqytet, e cila çon për te Pallati i Drejtësisë, nga sot do të bllokohet për shkak të punimeve.

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se segmenti i rrugës “Nekibe Kelmendi” do të jetë i mbyllur për një muaj.

“Ju njoftojmë se për shkak të natyrës së punimeve, një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022”.

Është planifikuar që me datë 12.09.2022, të fillojë realizimi i kontratës Ndërtimi i rrugës “Nekibe Kelmendi”, me numër identifikues 616-22-1330-5-1-2 dhe 616-22-007-512. Ju njoftojmë se për shkak të natyrës së punimeve, një segment i rrugës “Nekibe Kelmendi” do të jetë i mbyllur për qarkullim nga data 12.09.2022, deri me datën 12.10.2022.

/GazetaSinjali/