image Prishtinë/ Protestohet kundër vdekjes së një romi në Çeki

Sociale

Prishtinë/ Protestohet kundër vdekjes së një romi në Çeki

news image

Sot, para Ambasadës së Çekisë në Prishtinë, kanë protestuar dhjetëra romë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, raporton Gazeta Sinjali.

Duke brohoritur “Roma Lives Matter” (Jeta e romëve ka rëndësi) dhe “Racism kills” (Racizmi vret), ata kanë kërkuar drejtësi për një rom që vdiq në muajin qershor, në Çeki.

Rasti kishte ndodhur kur një polic i kishte vendosur gjurin në qafë për disa minuta. Stanislav Tomash vdiq më vonë derisa po mjekohej./Gazeta Sinjali/