Një zyrtar policor dhe një person tjetër janë kërcënuar me thikë nga një i dyshuar, dje rreth orës 16:00 në rrugën “Mehmet Gradica” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda prokurorisë bëjnë të ditur se polici, i cili në atë moment ka qenë jashtë orarit të punës, e ka nxjerrë armën zyrtare për vetëmbrojtje.
Prokuroria ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti./Gazeta Sinjali/