Shenjat e dhunës që kishte në fytyrë një nxënëse, nxitën dyshimet e stafit të një shkolle në Prishtinë se ajo mund të jetë viktimë e dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.
Kësisoj, ky rast është raportuar në polici më 18 maj të këtij viti.
Si i dyshuar për dhunën fizike të ushtruar ndaj saj, policia ka intervistuar babain e nxënëses.
Ndërkaq, prokurori ka urdhëruar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/