image Prishtinë/ Numër i madh i qytetarëve presin për t'u testuar për COVID, përfshirë edhe fëmijë

Shëndetësi

Prishtinë/ Numër i madh i qytetarëve presin për t’u testuar për COVID, përfshirë edhe fëmijë

news image

Ditëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se ka numër të madh të qytetarëve që po testohen për COVID-19. Kjo vjen si pasojë e përhapjes së madhe të variantit Omicron në Kosovë, raporton Sinjali.

Sot në orët e mëngjesit është parë numër i madh i qytetarëve duke pritur pranë Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Sipas fotografive që ka siguruar Sinjali, shihet se qytetarët po presin një nga një në radhë, përfshirë edhe fëmijë, për të kryer testin për koronavirus.

Kujtojmë që nga sot ka filluar punën edhe një qendër tjetër për teste të shpejta antigjen në Prishtinë.

Qendra e Mjekësisë Familjare numër katër në ‘Xhemajl Ibish’ do të ofroj këtë shërbim gjatë gjithë javës nga ora 08:00 deri në 16:00″, ka thënë drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Bujar Gashi.

Aktualisht në Kosovë janë 31 mijë e 21 raste aktive me koronavirus, ndërsa vetëm dje u shënuan 3 mijë e 617 raste të reja.

/GazetaSinjali/