image Prishtinë/ Një person raporton në polici se dikush ka tentuar ta vrasë

Siguri

Prishtinë/ Një person raporton në polici se dikush ka tentuar ta vrasë

news image

Një person ka raportuar në polici se ka qenë shënjestër e disa të shtënave me armë zjarri, mbrëmë rreth orës 22:43, në rrugën “Aziz Zhilivoda”, në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Ai u ka thënë hetuesve policorë se një person i panjohur, i shoqëruar nga dy persona të tjerë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes, mirëpo nuk ka gjetur asnjë gëzhojë apo dëshmi tjetër në lidhje me rastin.

Megjithatë, forcat e rendit kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar këtë rast./Gazeta Sinjali/