image E dërgoi veturën për ta rregulluar, hajnat në Prishtinë ia "avullojnë"

Siguri

E dërgoi veturën për ta rregulluar, hajnat në Prishtinë ia “avullojnë”

news image

Në rrugën Hoxhë Tasini në Prishtinë, dje rreth orës 10:30, një person kishte raportuar për një rast të vjedhjes së rëndë, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë të ditur se bëhet fjalë për vjedhjen e një veture, të tipit BMW, e cila u raportua nga punëtori i autoservisit, ku dyshohet se kishte ndodhur vjedhja.

Persona të afërt me punëtorin i kanë thënë Sinjalit, se ai vetë e kishte parkuar veturën 4 ditë më herët dhe se nuk e kuptonte se si kishte mundësi të ndodhte diçka e tillë.

Me urdhër të prokurorit janë iniciuar hetimet dhe Sinjali do t’ju mbajë të informuar për këtë rast. /GazetaSinjali/