Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë edhe gjatë vikendit përveç përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë publike ka ushtruar edhe autorizimet e saj për ngritjen e nivelit të respektimit të masave kundër COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook nga ana e Policisë së Kosovës thuhet se duhet të respektohen rekomandimet dhe kufizimet e vendosura pasi që ruajtja e shëndetit publik është një nga prioritetet kryesore.
Vetëm gjatë kësaj fundjave, për personat që nuk kanë respektuar masat parandaluese janë shqiptuar mbi 300 gjoba dhe janë dhënë me qindra vërejtje e këshilla për respektimin e tyre.
“Në kontekstin e kësaj policia e rajonit të Prishtinës po punon që bashkërisht me të gjitha subjektet dhe të gjithë qytetarët të parandalojnë përhapjen e virusit qoftë nga pakujdesia apo nga neglizhenca”, thuhet ndër të tjera në komunikatë. /Gazeta Sinjali/