Ilaz Beqiri, pronari i agjencionit turistik “Veneta Travel” dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 rrugën “Garibaldi” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Objekti i këtij agjencioni, ku dyshohet se ndodhi vetëvrasje, është rrethuar me shirita rrethues nga Policia e Kosovës.
Në vendin e ngjarjes përveç policisë dhe ekipit mjekësor ka arritur edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore./Gazeta Sinjali/