image Prishtinë/ Mbeti shtatzënë me të dashurin, e raporton në polici se e detyroi të abortojë

Siguri

Prishtinë/ Mbeti shtatzënë me të dashurin, e raporton në polici se e detyroi të abortojë

news image

Një vajzë është paraqitur dje në stacionin policor në Prishtinë, për të raportuar shantazhin që pretendon se i është bërë nga i dashuri i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Në polici ajo ka deklaruar se është në lidhje dashurie me të dyshuarin që tri vjet dhe gjatë kësaj kohe ka mbetur shtatzënë me të.

Sipas raportit të policisë, ajo ka abortuar për shkak të presionit dhe shantazhit që ia kishte bërë i dyshuari.

Pas deklaratës së saj është iniciuar rasti “shantazh” dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e tij.

Gazeta Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mati 1” në Prishtinë./Gazeta Sinjali/