Dy lëmoshëkërkuese janë rrahur sot mes vete në Prishtinë. Gratë të cilat shihen të jenë të moshës mbi 50-vjeçare janë përleshur fizikisht mes vete për shkak të lokacionit se ku kërkojnë lëmoshë, raporton Gazeta Sinjali.
Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Gazetës Sinjali videon e momentit të përleshjes së tyre.
Ai thotë se të dy zonjat janë rrahur mes vete për shkak se njëra prej tyre ka pretenduar se tjetra ia ka zënë vendin ku ajo zakonisht kërkon lëmoshë.
Njëra nga to e shoqëruar nga një fëmijë 4-5 vjeçar shkon dhe i afrohet gruas që është e ulur dhe i thotë diçka duke bërë me gisht, e më pas e godet me një shami që e mban në dorë.
Në video shihet se gruaja tjetër çohet dhe e godet atë, duke filluar një përleshje fizike, e cila ndërprehet vetëm kur një qytetar u hyn në mes dhe i largon me forcë nga njëra-tjetra./Gazeta Sinjali/